Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eva Murati ka një kërkesë për kolegët e saj: “Ju lutem mos pini më në xhirime”

Eva Murati ka një kërkesë për kolegët e saj: “Ju lutem mos pini më në xhirime”
June 09
16:50 2019

Aktrimi nuk është asnjëherë aq i lehtë sa duket në sytë e publikut. Shpesh aktorët kanë treguar se për xhirime ndonjëherë i duhet të kthejnë dhe disa gota përpara në mënyrë që të ndihen gati. E ftuar në barin e “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, aktorja Eva Murati ka treguar se për të kjo metodë është shumë e gabuar.

“Të tregohem e sinqertë tani. Nuk e di pse ekziston një metodë që disa aktorë e kanë, që unë mendoj që është absolutisht e gabuar, që është: “Le të dehemi përpara xhirimeve, le të pimë nga një gotë se na bën më të lirshëm.” Unë nuk jam pro kësaj, nuk më pëlqen fare si metodë. Kështu që në mos te era e keqe e gojës, era e alkoolit të turbullon.”- ka përfunduar Eva.

Kështu që kolegë aktorë, nëse doni të jeni në xhirime me Evën, thojini jo alkoolit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje