Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Estela Ujka rrëfen historinë e jetës: Përjetova dhunë në familje sepse dashurova burrë të martuar

Estela Ujka rrëfen historinë e jetës: Përjetova dhunë në familje sepse dashurova burrë të martuar
October 19
16:01 2019

Estela Ujka ishte e pranishme në shfaqjen  e organizuar nga ORAT ku gra të njohura të ekranit shqiptar kanë treguar histori personale  që kanë shenjuar jetën e tyre.

Estela zgjodhi të tregonte disa ngjarje të së shkuar se si prindërit e saj me një mentalitet krejt tjetër kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

Blogerja ka treguar se vite më parë kur i tregoi familjes për partnerin e saj, ata nuk e kanë dashur sepse ai ishte i martuar.

“Ndodhi që u dashurova, me njeriun, atëherë, të gabuar për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte i martuar. Për ta ishte fundi i botës. Sigurisht që i dhanë zgjidhjen më të gabuar të mundshme. Gjetën një burrë tjetër. Sigurisht që pati edhe momente dhune; unë i kam falur dhe i dua njësoj se e di që thellë-thellë për të mirën time janë munduar, pavarësisht se forma ishte e gabuar. Duhet të më kishin dëgjuar, siç dëgjoj unë vajzat e mia. Sot zgjedhja ime, në dukje e gabuar, është babai i tre vajzave të mia, ai me të cilin kam ndërtuar jetën. E dua dhe vazhdon të më dojë njësoj. Nuk është ai monstra që mendonin prindërit e mi,”rrëfeu Estela.

Por kujtimet e saj jo fort të mira kanë nisir që më herët. Të rritura në një familje dhe shoqëri patriarkale shpesh Estela dhe motra e saj binjake mund të kthehesh nga rruga drejt shtëpisë për shkak të një make-upi “të tepruar” apo fundi të shkurtër.

Në fund të rrëfimit, blogerja u shpreh se gjithcka e ka falur sepse e kupton që ndonëse mënyra nuk ka qenë e drejtë, gjithçka është bërë për të menduar më të mirën për të.

Share