Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Është zyrtare! Këngëtarja e njohur divorcohet nga bashkëshorti pas 10 vitesh martesë

Është zyrtare! Këngëtarja e njohur divorcohet nga bashkëshorti pas 10 vitesh martesë
June 01
20:58 2019

Ata filluan të dilnin në vitin 2004, u fejuan në 2007 dhe u martuan 2 vjet më vonë. Në 2013 u bënë prindër të një djali, Axl. Bëhet fjalë për çiftin e njohur, këngëtarja Fergie dhe aktori Josh Duhamel.

Sipas TMZ, këngëtarja ka firmosur ditën e djeshme divorcin, dy vjet pasi u konfirmua ndarja e tyre në 2017.

Në kohën e ndarjes së tyre, çifti deklaroi:” Për t’i dhënë familjes sonë mundësinë më të mirë për t’u përshtatur, ne donim ta mbanim këtë çështje private, përpara se ta ndanim me publikun. Ne jemi dhe gjithnjë do të jemi të bashkuar në mbështetje të njëri-tjetrit dhe familjes sonë.”

Dhe pse lajmi u bë publik në shtatorin e 2017, në dokumentat e divorcit deklarohet se ndarja e tyre ka ndodhur në fillim të këtij viti.

Një muaj pas ndarjes nga Duhamel, Fergie foli publikisht në një intervistë me Wendy Williams:

“Nuk ishte plani im. Unë doja të qëndronim bashkë përgjithmonë. E dua Joshin, ai është babai i fëmijës sim. Ne përgjithnjë e kemi këtë projekt bashkë dhe po bëjmë më të mirën që mundemi.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje