Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Është fakt dhe pikë! Këto 10 foto i keni parë në Instagram-in e çdo shqiptari këtë verë

Është fakt dhe pikë! Këto 10 foto i keni parë në Instagram-in e çdo shqiptari këtë verë
August 17
16:37 2017

Ne shqiptarët kemi një karakteristikë që na dallon ‘1 orë larg’ nga popujt e tjerë: gjithmonë kemi qejf të njëjtën gjë. Në fakt, kjo mungesë individualiteti dhe origjinaliteti që shpeshherë haset te ne kthehet edhe në temë diskutimi e shakaje në tavolinat mes miqve.

Mjaft të kujtojmë se gjithmonë ndodh që një bar apo restorant në bllok të jetë për tre ose katër muaj nga më të populluarit dhe pastaj thjesht zhduket sepse të gjithë klientët, ashtu grup, vendosin të kenë një vend tjetër të preferuar e ta kthejnë në ambientin më “in” të kryeqytetit.

E njëjta filozofi ndodh edhe kur flasim për sezone siç është ky i verës. Janë disa elemente apo objekte që kthehen në modë dhe shihen kudo në plazhet shqiptare e rrjedhimisht shihen lehtas edhe në rrjete sociale, të cilat sot janë pasqyra direkte e asaj çka bëjmë e pëlqejmë.

Më poshtë, ne të Blitz.al kemi mbledhur 10 fotot tipike të çdo shqiptari këtë sezon veror dhe kjo gjë kthehet në “për të qarë e për të qeshur”, pa dashur të ofendojmë askënd që përpiqet të ruajë origjinalitetin e tij. Fundja, të pëlqesh e reklamosh të njëjtën gjë nuk është faj, thjesht kur bëhet në masë nis të transmetohet me doza shakaje dhe të gjithë argëtohemi.

Qeshni edhe ju si ne!

1 – Kjo kamerdare flamengo, nëse do të kishte shpirt, do të thërriste sa të kishte në kokë: MJAFT MË! MJAFT MË!

2 – Destinacioni i shqiptarëve, i atyre që kanë pasuri dhe njihen për jetën luksoze por edhe atyre që nuk e dimë kurrë se çfarë pune bëjnë (a kanë marrë ndonjëherë rrogë?) ka qenë Greqia. Më specifikisht Mykonos dhe Santorini. Në rregull, e kuptuam që keni qenë në këto dy vende se janë çarë agjencitë me oferta të mira dhe ekonomike, por të dyja këto vende të mrekullueshme aty kanë qenë gjithë jetën, si dreqin u kujtuat të gjithë këtë vit?

3 – Po këto shapkat me qime nga mbinë në mes të gushtit dhe 40 gradëve? Po kur Rihanna u bënte reklamë shapkave “Puma” ishte në një dhomë me kondicioner në mes të majit. Vajza, mund ta kishit kaluar sikletin e vapës së këtij gushti edhe pa pelushin e shapkave, se na ka kapur sikleti kur e mendojmë se si keni djersitur e prapë i keni veshur këto shapkat “trendy” sa për sy e faqe.

4 – Ngeli më njeri pa martuar? Qofshin personazhe VIP apo ata kushërinjtë e pesëmbëdhjetë që vijnë nga Amerika dhe kursejnë disa para duke i organizuar dasmat në Shqipëri a Kosovë. Po mirë mo, një çik gjynah s’ju vjen për ata kameramanë a fotografë që nuk kanë njohur gjumë apo ushqim për gjithë këta muaj? Ka edhe shtator viti…

5 – Se cila vajzë shqiptare gjeti në arkiv një dalje publike të Rihanna-s (shumë vite më parë) me vëthë të mëdhenj në formë rrethore dhe buzë të kuqe dhe aq u desh për “t’u hapur dëngu” në gjithë vendin tonë. P.S: Jo çdokujt i shkon ai buzëkuqi i kuq flakë, sa për informacion d.m.th…

6 –  Po nga Llogaraja me parashutë besoj se jeni hedhur apo jo? Edhe nëse jo, e keni nxjerrë një foto në Instagram sikur jeni hedhur se nga lartësi aq e madhe e me atë veshje të rëndë, nuk është se dallon nëse keni qenë ju apo të tjerë. E rëndësishme është që dynjaja në botën virtuale ta dijë që jeni hedhur.

7 – Fotoja tipike me aperitivin në ngjyrë portokalli në një gotë të madhe përballë detit. Oh, sa për kujtesë: aperitivi ka nisur të jetë traditë në Itali qysh herët dhe është krijuar specifikisht për ta konsumuar pak përpara darkës me ndonjë “snack” të vogël. Ndërkohë fotot tuaja në 10:00 të mëngjesit me këtë pije në dorë sikur na e ngacmuan pak stomakun…

8 – Udhëtimet me skaf për të eksploruar plazhe të virgjëra. Po, shumë interesante! Por pse ju ra në mend të gjithëve tani si ide? Nejse, e rëndësishme është që skafet e vogla kanë qenë perfekte edhe për foto, sidomos ato që ngjajnë si jahte, yhyyy!

9 – Kasat e kuqe të Iphone-it, por që në fakt janë përshtatur për çdo smartphone. Pyetja jonë është: Ju ndodhi t’i ngatërronit mo?

10 – Rrobat e banjës trup! Vajzat kanë qenë më të veshura se kurrë këtë verë, aq sa po dyshonim nëse ishte verë apo vjeshtë. Një kujtesë e vogël: ju kemi parë edhe me bikini braziliane në modën e disa viteve më parë, kështu që s’keni pse i fshihni më, apo ashtu duhet harruam.

/Blitz.al/

 

Share