Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermali nuk ka të ndalur! Këtë herë “thumbon” Angela Martinin

Ermali nuk ka të ndalur! Këtë herë “thumbon” Angela Martinin
August 07
09:49 2017

Ditën e djeshme, mediat shkruan për dorëheqjen e Angela Martinit nga modelingu. Vëllai i saj deklaroi se modelja e njohur shqiptare do t’i përkushtohej tërësisht partnerit të saj prej dy vitesh, multimiliarderit rumun. Mbrëmjen e djeshme Angela postoi një foto duke na treguar kështu se si është duke kaluar në këto ditë të nxehta gushti. Modelja shfaqet shumë seksi pranë një pishine, por ajo që tërheq vëmendjen është një koment i Ermal Mamaqit. Ai e ka “kritikuar” Angelën se përse e ka lënë qenin e saj në cep të vetmuar.

“Angela, të është plasur qeni në tokë. Mbaje pranë, njeri është edhe ai”,- shkruan noderatori i “Xing me Ermalin” me humor. Në gjithë atë foto, Ermali, si gjithnjë, është detajist e nuk mund t’i shpëtonte qeni pranë modeles./ Blitz.al/

Komento
Shperndaje