Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Mamaqi nis xhirimet e filmit të ri dhe krah tij do jetë kjo moderatore

Ermal Mamaqi nis xhirimet e filmit të ri dhe krah tij do jetë kjo moderatore
August 13
16:21 2019

Duket se gjithnjë e më shumë po dëgjojmë se aktorë dhe regjisorë të njohur i janë dedikuar seriozisht kinematografisë aq sa po sjellin gjithnjë e më shumë filma shqiptarë në kinema.

Ermal Mamaqi ka nisur punën për filmin e ri të cilin e ka paralajmëruar prej kohësh.

Këtë e bëri të ditur vetë Ermali me foton më të re të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet me grupin e punës dhe shkruan: “Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Së shpejti një tjetër Komedi në Kinema”.

Xing.al ka mësuar se Line Producer i këtij filmi është Besnik Krapi, një nga producentët më të njohur në Kosovë dhe partneri i aktores e moderatores Jonida Vokshit.

Por ditën e djeshme Jonida ka bërë një postim në Instagram në të cilin tregonte se ishte në sheshxhirimin e një filmi i cili me siguri ka qenë ky produksion i Ermalit.

Epo nëse partneri i saj është Line Producer dhe miku i saj producent me siguri që edhe Jonida do e ketë një rol në këtë film./Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje