Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erik Fullani, sponsor i OTR-së?

March 30
14:29 2016

Videoklipet e grupit të famshëm OTR nuk kalojnë pa u komentuar gjatë në publik. Makina të prodhimeve të fundit, një numër i madh modelesh, veshje të markave prestigjioze janë ato që i bëjnë videot e Noizy-t dhe grupit ndryshe nga të tjerat. Po ku gjenden gjithë këto para?

Reperi lider i grupit, Noizy, deklaron gjithmonë që ai dhe grupi i tij merren vetëm me punë të ndershme. Por se cila është kjo punë që u sjell kaq të ardhura, përveç muzikës, nuk është bërë e ditur.

Burime për Blitz.al kanë thënë se dikush “fshihet” pas të ardhurave që sjellin paraqitje të një niveli të lartë të OTR-së. Dhe ky dikushi thuhet të jetë djali i 500-ëshes, Erik Fullani. Djali i ish-guvernatorit Ardian Fullani është parë në çdo koncert të Noizy-t, në shesh-xhirimet e videove dhe është pothuajse gjithmonë pranë reperit të OTR-së. Ai gjithashtu është parë edhe në shesh-xhirimin e videos së fundit të Encës, “Dreq”. 

Megjithatë, lajmi, edhe pse vjen nga një burim i afërt i djemve, mbetet i pakonfirmuar nga dy protagonistët. Nuk na mbetet veçse të presim deklaratat e tyre.

Erik Fullani sponsor i OTR IMG_0848

Komento
Etiketimet
Shperndaje