Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eno Popi rrëfen emocionet kur zbuloi se do të bëhej baba: U hutova, u gëzova dhe u tremba njëkohësisht

Eno Popi rrëfen emocionet kur zbuloi se do të bëhej baba: U hutova, u gëzova dhe u tremba njëkohësisht
February 14
19:21 2018

Eno Popi mund të themi se aktualisht është futur në një stad tjetër të jetës, në pritje për t’u bërë baba.

Pak muaj më parë, gjatë festive të fundvitit, aid ha lajmin se do të bëhej baba për herë të parë i një vogëlusheje. Eno në një intervistë për “Class” ka rrëfyer se si partnerja e tij ia ka treguar lajmin se shumë shpejt do të bëhej baba.

“Ndodhi komplet ndryshe nga 1001 mënyra që kisha në kokë, që nëse një ditë do më vinte ky lajm, sesi do e përjetonim. Në kokë kisha tjetër ide komplet. Ka qenë ditë me shi, në ato muajt e parë të rikthimit në punë pas sezonit veror. Atena më merr dhe më thotë vetëm shih pak telefonin, ku më kishte nisur fotot e një testi paraprak. Pasi i pashë, befas pata një hutim, por edhe gëzim dhe një trembje po aq nga pasiguria asaj që po shihja. Analizat e mëvonshme na vërtetuan gjithçka dhe aty filluan mijëra mendime në kokë. Që nga sa gati jemi deri se si do ndryshojë rrjedha jonë e jetës tashmë. Por, dhe ne si të gjithë. Më shumë dashuri dhe sakrificë.

Realisht në atë periudhë festash fundvitit, kur edhe atmosfera ishte më e ëmbël, dhe ne kishim vendosur ta ndanim me të gjithë gëzimin tonë, po kërkonim një pemë. Një pemë dinjitoze madje. Në shtëpi nuk kemi bërë një pemë Krishtlindjesh me vite e vite. Në ndryshim nga Atena që në shtëpinë e saj  ishte mësuar ta bënte pemën. Dhe duke e diskutuar me miqtë tanë Ledionin dhe Sarën se si do ishte mënyra më e mirë, në një darkë me ta vendosëm të bënim aty në pemën e tyre një kompozim plot ngjyra dhe dritë. Doli bukur.”,- rrëfen Eno duke treguar se ishte emocionuar së tepërmi nga lajmi se shumë shpejt në jetën e çiftit do të vijë një vogëlushe.

Moderator i njohur dhe partnerja e tij Atena, janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për të mirëpritur të voglën e tyre edhe pse ende nuk e kanë vendosur se si do ia vendosin emrin./Blitz.al/

Shperndaje