Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enkel Demi qenka fshehur pas një pseudonimi! Për 2 vite çmendi shqiptarët dhe askush nuk e kuptoi

Enkel Demi qenka fshehur pas një pseudonimi! Për 2 vite çmendi shqiptarët dhe askush nuk e kuptoi
November 07
18:40 2018

Pak ditë më parë shtëpia botuese Pegi hodhi në treg një libër për të cilin ndoshta keni dëgjuar të flitet shumë kohët e fundit. Bëhet fjalë për “Gurët e Vetmisë”, një libër që një lexues i thjeshtë e përpinë brenda ditës sepse gjuha e shkuar dhe historia që tregohet të rrëmben menjëherë.

 

Subjekti i romanit ndërtohet mbi masakrën e Paramithisë, në të cilën 72 burra të ndershëm të familjeve më të njohura çame u thirrën nga mitropoliti grek gjoja për të vendosur paqen mes tyre. Asgjë nuk ndodhi, ata u prenë në besë dhe u vranë në përroin e Selanit. Armiku ka vetëm një qëllim: të kërkojë zhdukjen e tyre, të ndërrojnë gjuhën, emrin, të asimilohen deri në atë pikë sa t’u shuhet fara. Në e-mailin prezantues Loreta Berhami, drejtuesja e shtëpisë botuese Pegi më paralajmëroi:

“Personalisht mendoj se ky është një nga librat më të mirë që kam botuar ndonjëherë, sidomos për sa i përket letërsisë shqipe.
Gjuha dhe stili janë origjinalë, rrëfimi është i sinqertë dhe i bazuar në një histori të vërtetë shqiptare. Lexojeni dhe jam e bindur që nuk do të zhgënjeheni.”,- u shpreh ajo.
Mu deshën shumë pak orë për ta lexuar për t’i shkruar Loretës dhe për të përgëzuar publikisht këtë autor që e quan veten Tom Kuka. Ky dhe libri i tij i parë “Hide mbi kalldrëm” për ata që i duan librat (jo pasi Mirela Kumbaro tha atë shprehjen e famshme) janë dy vëllime që ia vlen t’i lexosh dhe ju siguroj që edhe ju si unë do të mendoni se Tom Kuka i panjohuri është nga ata autorë që e ke për kënaqësi t’ua japësh njëherë dorën.
Por më në fund Tom Kuka u shfaq! As më pak e as më shumë me fytyrën e Enkel Demit.
Pikërisht Keli, siç e njohin në fushën e gazetarisë dhe televizionit na ka bërë ta duam si shkrimtar pa e njohur se kush është! Kësaj i thonë të të duan ende pa të njohur. Ia vlen të përgëzohet fakti që Enkeli diti ta ruajë mirë identiteti deri tani, pasi i mori përgëzimet. Nuk më ngelet vetëm të them kaq, diti të bëjë zgjedhje të zgjuar, i fitoi duartrokitjet me punën e tij dhe vërtetoi se njerëzit sot të duan edhe pa të njohur, vlerësojnë punën tënde pa shumë marketing, pa “lypur” like Instagrami dhe repost-e nga miqtë për të të bërë qokën! E vetmja gjë që i mungon këtij libri është autografi!
Për Tomën nga Denisse! /Blitz.al/
Komento
Shperndaje