Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Eneda Tarifa: Kam dalë në skenë edhe me rroba borxh

Eneda Tarifa: Kam dalë në skenë edhe me rroba borxh
November 17
22:58 2019

Eneda Tarifa është një nga këngëtaret më të mira të live-t në Shqipëri, e që këto kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes në Kënga Magjike me këngën “Ma Zgjat Dorën”. Për këtë dhe për të tjera tema ajo ka folur si e ftuar në emisionin “ThumbOn” të Fatmës dhe Aulonës, ku nuk është lënë pa u përmendur dhe fakti që Eneda gjithnjë guxon me veshjen dhe paraqitjen në skenë, si në rastin e fundit:

Por nuk ka qenë gjithnjë e lehtë për Endedën të gjejë veshjen e duhur për netët e festivaleve dhe po ashtu në fillimet e saj, nuk i ka kushtuar dhe aq shumë rëndësi kësaj pjese. E pyetur nga moderatoret ajo u shpreh kështu:

“Në përgjithësi jam veshur vetë sepse gjithmonë kam menduar që veshja nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Por më vonë filluam të punonim me profesionistë të fushës. Në festivalin e 97′ kisha veshur një fustan të zi të mbrëmjes së maturës së gocës së hallës sime. Na u duk i bukur të gjithëve familjarisht. Natën e parë kam qepur një kostum me një copë 15 mijë lekshe nga ato që mbante mami. Realisht ka qenë bukur pavarësisht mundësive.
Në festivalin e pranverës kisha veshur një gjë që nuk më shkonte. Aty ishte Lori Kaçka dhe bashkë me të ishte dhe goca e tezes. Më thotë mua po heq unë veshjen time se të shkojnë më shumë këto fhe vesha të asaj.Në momentin e fundit jam sajuar.” /Blitz.al/


Share