Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ëndrrën se një ditë “One Direction” do të bashkohen e hedh poshtë Zayn Malik

Ëndrrën se një ditë “One Direction” do të bashkohen e hedh poshtë Zayn Malik
November 06
20:31 2018

Ata ishin një ndër grupet më të famshme në botë, dhe numëronin me miliona fansa. Një ribashkim i “One Direction” do të ishte një lajm shumë i mirë por këtë e hedhur poshtë njëherë e përgjithmonë një ndër anëtarët e grupti Zayn Malik.

Ai u largua nga grupi në vitin 2015, kur kishin kaluar katër vite pasi dolën për herë të parë së bashku dhe morën famën e jashtëzakonshme.

Harry Styles, Liam Payne, Niall Horan,  dhe Louis Tomlinson edhe pas largimi të Zayn vazhduan të këndonin së bashku edhe për një vit tjetër. Më pas djemtë u ndanë nga njëri-tjetri duke vepruar si solo artist.

Zayn në një intervistë të dhënë për Vogue ka shuar të gjitha shpresat për një ribashkim të grupit duke u shprehur se:

“Nuk kam folur me asnjë prej tyre për një kohë të gjatë. Ndodhën disa gjëra dhe u thanë gjëra pasi u largova që kurrë nuk i kisha pritur. Njerëzit ecin para, njerëzit rriten vetëm. Njerëzit marrin rrugë të ndryshme, veçanërisht kur ka pesë individë.”-  përfundoi Zayn.

Ai gjithashtu ka folur për marrëdhënien me të dashurën e tij supermodelen e njohur Gigi Hadid ku tha se ai është mjaft i lumtur. Këngëtari gjithashtu shtoi se Gigi-n e ka një mbështetje të madhe  e në fakt çifti duken më të lumtur se asnjëherë më njeri-tjetrin.

/Blitz.al/

 

Share