Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca publikoi klipin e ri dhe mund të themi se pritja ia ka vlejtur

Enca publikoi klipin e ri dhe mund të themi se pritja ia ka vlejtur
July 21
16:58 2017

Ashtu siç kishte lajmëruar më parë, Enca ka publikuar më në fund videoklipin e saj më të ri për këngën “Ciao!”.

Duke qenë se kënga është e gjitha për qejf, pije, argëtim dhe…bar, sigurisht që videoklipi do të ishte diçka e thjeshtë. Enca ka mbledhur të gjithë miqtë e saj të ngushtë, përfshirë këtu ish-banoren e “Big Brother”, Françeska Jaçe, stilistin, Niko Komani e një sërë personash të tjerë, të cilët i shohim çdo ditë në Snapchat-in e këngëtares.

Mos u çudisni nëse në klip do të shihni edhe sekuenca ku personazhet pinë lëndë narkotike… se fundja teksti për këtë flet.

Por mund të themi se pritja ia vlejti se pamë të gjithë “skuadrën” e Encës bashkë. Një pyetje kemi ne, mos vallë Enca e zëvendësoi OTR-n me miqtë e saj? Epo, përgjigjen duhet të na e japë vetëm Enca! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje