Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video)Enca nuk i lë “thumbimet” pa një përgjigje, ky është reagimi i saj pas fotove të publikuara nga Noizy

(Video)Enca nuk i lë “thumbimet” pa një përgjigje, ky është reagimi i saj pas fotove të publikuara nga Noizy
October 13
08:47 2018

Ditën e djeshme Enca në bashkëpunim me Don Phenom sollën projektin e tyre më të ri “Kujt po i han”. Në këto pak orë pas publikimit kënga ecën shumë mirë dhe kjo duket nga shpërndarjet që ka marrë në rrjetet sociale si dhe nga shikueshmëria në Youtube.

Gjithashtu dje, menjëherë pas publikimit të këngës një rastësi e çuditshme ndodhi. Ish bashkëpuntori i Encës, Noizy, postoi në llogarinë e tij në Instagram disa foto ku dukeshin dy lopë që këndonin dhe ai që shkruante “Asgjë përveçse dashuri”. A ishte kjo kundërpërgjigja e tij për dy këngëtarët me të cilët ka një “rivalitet” të vazhdueshëm ne nuk e dimë por edhe pse ai i fshiu fotot nga profili i tij ne një farë përshtypje e morëm.

Të njejtën gjë duket se ka menduar dhe Enca e cila me anë të një postimi po në Instagram, më saktë në Insta story, ka reaguar duke shpërndarë një foto të një majmuni ku shkruan “I kam mërzit pak (shum)”, duke nënkuptuar që suksesi i saj nuk pritet mirë nga të tjerët. Sido që të jetë, e sigurtë është që pavarësisht çdo thumbimi që mund të marrë këngëtarja dhe reperi Don Phenom kënga do shëndrrohet në një super hit.

Gjithashtu një video është duke qarkulluar online, e marrë nga një “live story” i Encës në Instagram ku gjatë një xhiroje me makinë duket këngëtarja duke i drejtuar gishtin e mesit një posteri të Noizyt teksa thotë fjalët e këngës “Kujt po i han”. Sigurisht që vetëm një foto nuk mund të mjaftonte si përgjigje dhe kjo video me shumë mundësi do shkaktojë dhe një kundëreagim të reperit.

/Blitz.al/

Komento

Shperndaje