Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca e inatosur me foton e vezës më të pëlqyer në botë: Si ka mundësi që një vezë merr më shumë like se unë dhe Kylie?

Enca e inatosur me foton e vezës më të pëlqyer në botë: Si ka mundësi që një vezë merr më shumë like se unë dhe Kylie?
January 14
18:04 2019

E gjithë bota prej ditës së djeshme po flet për foton e vezës që arriti të thyente rekordin e Kylie Jenner për foton më të pëlqyer në Instagram.

Fotoja e Kylie-t me Stormin që i mban gishtin ka më shumë se 18 milionë pëlqime që nga koha kur është publikuar në shkurt të vitit 2018.

Por një foto e thjeshtë veze e publikuar më 4 janar arriti të grumbullojë plot  27 milionë pëlqime, duke mposhtur rekordin e mëparshëm. Njerëzit kanë filluar të qeshin me këtë rast, se si një foto veze arriti të kalojë famën e një super personazhi si Kylie Jenner.

Një nga këta persona është edhe këngëtarja shqiptare Enca Haxhia. Ajo ka komentuar në faqen “world_record_egg” ku dhe kjo vezë është publikuar se ajo e do këtë vezë për të bërë një tost francez. Ndërkohë që në një tjetër postim në Instastory i “bërtet” një veze ndërkohë që është duke gatuaar se si ka mundësi që një vezë merr më shumë like se ajo dhe se Kylie Jenner?

Ta mendosh thellë thellë, personazhet mundohen shumë që të marrin vëmendjen dhe rrisin numrin e followersave e pëlqimeve në profil ndërkohë që paska mjaftuar një vezë e thjeshtë për t’ua ulur “puplat” të gjithëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje