Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emina Çunmulaj i thotë lamtumirë ikonës së “Chanel” duke e falenderuar për gjithçka: Ishte nder të punoja me ju

Emina Çunmulaj i thotë lamtumirë ikonës së “Chanel” duke e falenderuar për gjithçka: Ishte nder të punoja me ju
February 19
19:46 2019

Stilisti i njohur i “Chanel”, Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 85-vjeçare në Francë.

Lagerfeld ka qenë për 60 vite një nga dizenjuesit më të njohur në fushën e modës. Ai njihej si drejtor kreativ i shtëpisë luksoze të modës franceze “Chanel” (nga viti 1983 deri sot), si dhe drejtori kreativ i “Fendi”.

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj ka patur fatin të punojë me të. Sot në ditën kur ai ndërroi jetë, Emina i ka dedikuar disa fjalë në Instagram, duke e falenderuar për marrëdhënien që ka krijuar dhe bashkëpunimin gjatë sfilatave të “Chanel” ku ajo ka marrë pjesë.

“Më keni quajtur Maria Callas kur unë ende nuk e dija se kush ishte ajo. Ishte nder të kaloje gjithë ato vite pranë jush dhe krijimtarisë suaj. Faleminderit që gjithnjë më keni trajtuar si një njeri me ndjenja dhe jo thjesht si dikush që ecën në pasarelë. Gjithnjë më keni pyetur për formimin dhe kulturën time, ndanit shakatë dhe udhëtimet tuaja me mua. (këto janë disa nga sfilatat e preferuara të miat ku unë kam marrë pjesë)”,- është shprehur Emina e bashkangjitur postimit ka publikuar edhe disa foto të sajat duke sfiluar për “Chanel” ./Blitz.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje