Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elita Rudi po bëhet gati! Grimierja zbulon foton e nuses që brenda pak minutash do të martohet

Elita Rudi po bëhet gati! Grimierja zbulon foton e nuses që brenda pak minutash do të martohet
September 21
18:57 2018

 

Mbrëmjen e sotme do të mbahet dasma e Elita Rudit dhe reperit Gjiko në Ferizaj. Prej 1 jave po shkruhet thuajse përditë për gjithë përgatitjet që janë bërë mbi dasmën dhe lajmet i ka prodhuar vetë nusja duke publikuar fustanin, pajën dhe këpucët që do të veshë mbrëmjen e sotme.

Kurioziteti sa vjen dhe shtohet edhe pse është shkruar se dasma do të jetë private dhe pa prezencën e asnjë medie. Të ftuar do të jenë shumë personazhe të njohur të ekranit. Pak minuta më parë grimierja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video në Instastory ku tregon se Elita Rudi është duke u grimuar dhe brenda pak minutash do t’i japë fund beqarisë.

Elita zgjodhi pikërisht një nga emrat më të njohur në fushën e grimit në Shqipëri me të cilën bashkëpunon prej vitesh për ta grimuar në ditën e saj më të rëndësishme ndërsa fustanin  tek Geraldina Sposa./Blitza.al/

Komento
Shperndaje