Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elita Rudi ka një përgjigje për të gjithë ata që i komentojnë emrin e djalit

Elita Rudi ka një përgjigje për të gjithë ata që i komentojnë emrin e djalit
April 07
11:41 2019

Sikurse dihet tashmë, 2 muaj më parë moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë të një vogëlushi që vendosën ta pagëzonin me emrin Zëri.

Por, sapo u bë publikë lajmi, emri i djalit të çiftit të njohur shkaktoi reagime të shumta nga ndjekësit në llogaritë e tyre sociale, sidomos në Instagram, të cilët komentonin se duhet t’i ndryshonin emrin dhe se kur të rritet Zëri, do e tallin.
Elita ka publikuar së fundmi 3 foto në profilin e saj ku shfaqet me Zërin në krah, ndërkohë që komentet për emrin vazhdojnë të bëhen akoma në postimet e moderatores.
“Paramendo kur t’rritet edhe pak kur t’i thonë: O Zëri lëshoja zërin televizorit”-shkruan një ndjekëse në një koment poshtë fotove të publikuara.
Por, moderatorja e njohur duket se tashmë e ka gjetur një përgjigje kur vjen puna tek komentimi i emrit të vogëlushit:
“Edhe Erës i thonë shumë po fryn era, edhe Borës i thonë shumë po bie borë, edhe Malit i thonë a po ikim në mal, etj”-shkruan Elita duke treguar kështu se çdo emër shqiptar ka një kuptim të caktuar, ndaj nuk ka asgjë të çuditshme tek emri Zëri./Blitz.al/

Komento
Shperndaje