Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Eli Fara: Ju tregoj momentin më të vështirë në jetën time! Nuk kisha të haja dhe nuk i tregova askujt…

Eli Fara: Ju tregoj momentin më të vështirë në jetën time! Nuk kisha të haja dhe nuk i tregova askujt…
December 29
21:42 2018

Edhe pse nga ekrani gjithçka duket plot shkëlqim, edhe artistët janë përballur në jetë me momente të vështira, emocionale, fizike apo ekonomike. Eli Fara ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” që trasmetohet çdo të shtunë në ABC News. Në një bashkëbisedim me dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, këngëtarja është shprehur se edhe ajo ka kaluar momente të vështira në jetën e saj.

Ka patur një periudhë në jetën e saj kur nuk ka qenë mirë ekonomikisht por pavarësisht gjithckaje ishte aq krenare sa këtë gjë mos ta pranonte as tek njerëzit më të afërt, tek prindërit e saj.

“Momenti më i vështirë ka qenë në fillim, pas ’90 sepse ne jemi brezi që e kemi filluar nga zero. Dhe unë jam tipi që të mos kisha të haja nuk tregoja. Dhe në këtë aspekt jam krenare për veten  që e kam kaluar vetë dhe nuk ua kam ngarkuar askujt. As prindërve. Thoja lekë kam, mund të mos kisha po nuk thoja. Njeriu duhet të ketë karakter.”,- është shprehur Eli./Blitz.al/

Share