Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Elhaida Dani ka diçka për t’i thënë Flori Muamjesit pas reagimit të tij mbi coverin “Plas”

Elhaida Dani ka diçka për t’i thënë Flori Muamjesit pas reagimit të tij mbi coverin “Plas”
February 12
11:10 2019

Kënga “Plas” nga Flori Mumajesi u shndërrua në një nga hitet e momentit që pas prezantimit në “Kënga magjike”. Ajo arriti të fitonte çmimin e parë dhe përveç pëlqimit nga publiku mori edhe votat e artistëve.

Këngëtarja Elhaida Dani pak kohë më parë realizoi një cover të këngës “Plas” të cilën Flori e pëlqeu shumë dhe e shpërndau edhe në Instagramin e tij me një reagim mjaft emocinuaes.

Edhe pse kanë kaluar pak muaj nga postimi i këngëtarit, Elhaida ka vendosur të shpërndajë me fansat emocionet që i ka dhuruar kjo video dhe ka shkruar këto fjalë mjaft me domethënie:

“Pas pak do ndaj me ju një krijim timin te ri , por më parë dua te ndalem tek një nder momentet me te bukura për mua te dy muajve te fundit… E kam parë këtë video nuk di se sa herë, thonë që kur punon me shumë dashuri të shpërblehet dhe reagimi i Florit mbi coverin tim në këtë video është me shumë se sa prisja si artiste”. /Blitz.al/

Share