Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspertët zbulojnë kohën e përshtatshme për larjen e flokëve

Ekspertët zbulojnë  kohën e përshtatshme për larjen e flokëve
August 17
15:25 2018

Ekspertët zbulojnë se si ndikon në flokë larja e tyre në varësi të orarit. Ata kanë dalë në përfundimin se larja e tyre në mëngjes është më efikase se ajo para se të flini. Të gjithë e kemi vënë rë se kur bëjmë dush para se të flemë, në mëngjes flokët duken më të yndyrshme. Ekspertët thonë se ato nuk janë të yndyrshme, por vetëm duken ashtu.

Kur flini me flokë të lagura, ato shtypen në jastëk dhe rrafshohen më tepër se cdo ndodhte nëse do i thanit. Floku në mëngjes do të jetë pa volum dhe për pasojë do të duket i yndryshëm.

Një tjetër arsye se përse nuk duhet ti lani flokët para se të flini është se qimet e njomura janë më të ndjeshmë se të thatat, ato do të fërkohen në jastëk gjatë natës dhe si rrjedhim do të ngatërrohen. Kështu shansi që ato të këputen do të jetë shumë i madh.

Ja disa këshilla nëse akoma mendoni ti lani flokët para se të shtriheni:

– Përdorni shampo të butë

– Krihini flokët me kujdes pas larjes

– Përdorni solucion për t’i dhënë flokut volum/Blitz.al/

Komento
Shperndaje