Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Po flitet kaq shumë por kush janë në të vërtetë “Femzanat”? Fiori Dardha zbulon risinë e këtij sezoni në “Boom”

(Ekskluzive) Po flitet kaq shumë por kush janë në të vërtetë “Femzanat”? Fiori Dardha zbulon risinë e këtij sezoni në “Boom”
September 14
12:04 2018

Fiori Dardha dhe Rozana Radi do të nisin sezonin e ri të emisionit “Boom” ditën e hënë. Që nga dita që “Boom” nisi trasmetimin në Ora News u vu re se ishte ndryshe nga emisionet konkurrentë investigativë të televizioneve të tjera.

Ndër momentet më të pëlqyera të emisionit, krahas rasteve të zbardhjes së çështjeve që i krijojnë probleme qytetarëve, kanë qenë dhe ato të ditëve të premte, ku në studio, dyshes i bashkohej dhe një personazh i njohur nga showbizi ose jo.

Edhe ky sezon i ri do të nisë me plot risi në “Boom”. Prej disa ditësh kudo po flitet për “Femzanat”, projektin më të ri që dy moderatoret do të shfaqin që prej së hënës së ardhshme në emision. Blitz.al kontaktoi me autoren dhe moderatoren Fiori Dardha për të na zbuluar se kush janë në të vërtetë “Femzanat” dhe cili është qëllimi i këtij projekti të ri.  Ekluzivisht Fiori rrëfeu se “Boom” këtë sezon jo vetëm do të investigojë por edhe do të argëtojë shikuesit.

 

“Këtë sezon (si autore e BOOM) mendova që të sillja disa rubrika të reja në emision.

E premtja është dita ku “BOOM” nuk përqendrohet tek investigimi, por është menduar të vijë në një formë argëtuese, me informacione nga bota e showbiz-it, të ftuar, përmbledhje të aktiviteteve të javës, politikanë të “zhveshur” nga politika, etj. Pikërisht të premten është menduar t’i lihet një hapësirë e veçantë gruas.
Kështu lindi idea e një rubrike të re, që t’i dedikohej 100% vajzave dhe grave. Vajza e gra që reagojnë në forma të ndryshme në situata të caktuara.

Do shohim gruan në karrierë, zonjën e shtëpisë, nënën e përkushtuar, studenten e shkëlqyer, vajzën çapkëne, zonjushën rebele, missin e shoqërisë, të përkëdhelurën e familjes, problematiken e klasës, fashionisten, modesten, të vuajturën, të dashuruarën, të pandreqshmen, histeriken, paranojaken, të guximshmen, moskokëçarësen, etj. Të gjitha do të jenë pjesë e “BOOM”!

Më vjen mirë që skuadra e “BOOM” e mbeshteti menjëherë këtë ide. Kur mendova këtë rubrikë, kisha në mendje edhe personin që do ta realizonte.
Kush me mirë se Rozi mund ta sjellë vajzen dhe gruan shqiptare në të gjitha dimensionet e saj?
Rozi është një aktore shumë e mirë, “Femzana” ideale! Titullin vendosëm t’ia linim në dorë ndjekësve të Instagram.
Rozi bëri pyetjen dhe erdhën tituj pafund.
Ne zgjodhëm “FEMZANAT”! Pse “Femzanat”? Do e mësoni të hënën, më 17 shtator, ora 19.00 në “BOOM.””, – është shprehur Fiori.

E kush më mirë se dy personalitete aq të dashura për publikun, gra të forta e në karrierë do të mund të konkretizonin një projekt të tillë me në qendër gratë. Mos harroni t’i ndiqni të hënën, do të ketë supriza. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje