Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Zbulohen emrat e dy personazheve që do të jenë krah Luanës në “Shiko kush luan”

(Ekskluzive) Zbulohen emrat e dy personazheve që do të jenë krah Luanës në “Shiko kush luan”
September 04
14:59 2018

Teksa pritet që  të nisin programet e sezonit të ri në televizionet shqiptare, pak nga pak po zbulohen dhe detaje rreth tyre. Luana Vjollca do të jetë sërish në Top Channel me programin e saj “Shiko kush luan” ku veç moderatore do të jetë dhe autore e programit. Ashtu si dhe vitin e kaluar, emisioni do të përmbajë lojra të shumta mes personazheve të ndryshëm të showbizzit shqiptar.

Thuhet sipas burimeve pranë Blitz.al  se në këtë sezon, kryetar të skuadrave  nuk do të jenë ata të vitit të kaluar, Edi Manushi dhe Gent Hazizi, por aktori i humorit në Portokalli Flori Binaj dhe moderatori më i ri në Top Channel në “Pushime on Top” Flori Gjini. Ata do jenë kundërshtarë në lojrat e ndryshme që do të zhvillohen në studio, duke pasur secili “ekipin” e tij.  Nuk e dimë nëse zgjedhja e dy kryetarëve me të njëjtin emër është rastësi apo një detaj interesant i gjetur nga autorja e programit.

“Shiko kush luan” nën moderimin e Luana Vjollcës, pritet të nisë transmetimin në ekran në ditët e fundit të muajit shtatorit./Blitz.al/

Image result for flori binaj

 

Cili eshte emoji i dyte qe perdorni me shpesh? Mine:🔥

A post shared by Flori Gjini (@florigjini) on

Komento
Shperndaje