Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekskluzive/ U përfol për largimin nga “E diell”, flet Flori Gjini

Ekskluzive/ U përfol për largimin nga “E diell”, flet Flori Gjini
April 11
15:16 2019

Ditën e sotme në media qarkulloi kudo lajmi se një prej moderatorëve të “E diell”, Flori Gjini, i cili drejton rubrikën “Escape”,  ishte larguar duke lënë në mes programin.

Burime për  “iconstyle.al” konfirmonin se ai është larguar nga “E Diell”, madje kishin siguruar si “provë” edhe një “screenshot” të bisedave që bënin moderatorët dhe gazetarët e “E Diell” në WhatsApp, ku dukej Flori i cili kishte lënë grupin.

 

 

Ne kontaktuam  me vetë moderatorin, i cili e ka përgënjeshtruar menjëherë lajmin për largimin e tij nga programi i së dielës.

“Nuk është e vërtetë. Vazhdoj të jem, madje këtë javë në rubrikën e “Escape” do të jetë Meksika.”- ka treguar Flori.

Por si qëndron e vërteta e largimit të tij nga grupi i “WhatsApp”-it?

“Thjesht kam dalë nga grupi i WhatsApp-it sepse gjatë transmetimit Live të “The Voice” shkruajnë mesazhe te grupi dhe më shqetësojnë, dhe i thashë që më shkruani më vete. Vetëm kaq! Por vazhdoj të jem në Top Channel, edhe në “E diell”, edhe në “The Voice”.” – është shprehur moderatori.

Rubrika që Flori Gjini drejton në “E diell”, trajton kulturat e vendeve të ndryshme duke ftuar edhe personazhe nga ato vende, dhe mund të cilësohet si një ndër më të veçantat në ekranet shqiptare.

/Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Be good 🙂

A post shared by Flori Gjini (@florigjini) on

Komento
Shperndaje