Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ekskluzive! Revoltohet Arta Bajrami ndaj Taynës dhe gazetarëve: Po çfarë Freestyle? – banale, jo profesionale!

Ekskluzive! Revoltohet Arta Bajrami ndaj Taynës dhe gazetarëve: Po çfarë Freestyle? – banale, jo profesionale!
November 19
19:35 2019

Pasi rap-artistja Tayna publikoi dy ditë më parë në “YouTube” këngën me titull “Freestyle”, një postim i këngëtares Arta Bajrami u interpretua si thumbim kundrejt reperes: “Freestyle??? Me msu vjershën përmendsh freestyle, nooo”- shkruante Arta Bajrami në postimin e saj në Instagram.

Më pas, gazetari i Blitz.al, Ronaldo Sharka konTaktoi me menaxherin e Taynës, Rinor Hykolli i cili ndër të tjera ky i fundit u shpreh se Tayna nuk ka si synim diss-et por merret me karrierën e vetë, lexo këtu të plotë prononcimin e Rinorit:http://blitz.al/showblitz/thuhet-se-pooor/ekskluzive-pas-thumbimit-te-artes-reagon-menaxheri-i-taynes/

Pas këtij prononcimi publikuar në Blitz.al, është kundërpërgjigjur edhe Arta Bajrami për Blitz.al, e konaktuar sërish nga gazetari Ronaldo Sharka.

Arta pranon se postimin e ka pasur për Taynën dhe ndihet e revoltuar se si një gjë e tillë në media etiketohet si freestyle: “Freestyle nga studiot, tekste të parashkruara të mësura përmendsh, po çfarë freestyle?.”– shprehet Arta e cila ndër të tjera shton edhe faktin se nuk ka asgjë me artisten në fjalë, pra Taynën por kjo gjë vlen për të gjithë ata që thonë se bëjnë Freestyle. Gazetari i Blitz.al e pyet sërish nëse ka diçka për të shtuar: “Unë jam moti në kët loj të muzikës, nuk mund të rri të shoh kshu lajmesh që qarkullojnë banale jo profesionale vetëm sa për klikime, çdo gazetar apo portal duhet të ketë një gazetar kritik të muzikës e jo të shkruaj kot”– shprehet Arta, e cila nga fjalët e shkruara lë të kuptohet se është e revoltuar me Taynën dhe gazetarët.

Share