Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ekskluzive! Pas thumbimit të Artës, reagon menaxheri i Taynës

Ekskluzive! Pas thumbimit të Artës, reagon menaxheri i Taynës
November 19
16:30 2019

Tayna, rap-artistja e njohur shqiptare e cila menjëherë u kthye në fokusin e mediave dhe kocerteve në vend e jo vetëm, komentohet shpesh për diss-e, thënë në gjuhën e përditshme kunja, një trend ky prej vitesh në botën e artistëve kudo në botë, kryesisht në muzikën rap-hip-hop.

Së fundmi Tayna ka publikuar “Freestyle”, e cila aktualisht, sot 19 nëntor 2019 numëron mbi 600 mijë klikime në “YouTube”. Dy ditë pasi Tayna publikoi “Freestyle”, këngëtarja Arta Bajrami publikoi një “InstaStory” e cila u komentua si thumbim kundrejt reperes: “Freestyle??? Me msu vjershën përmendsh freestyle, nooo”- shkruante Arta në postimin e saj.

Gazetari i Blitz.al dhe ThumbON, Ronaldo Sharka ka kontaktuar me CEO-n e “Friends Entertainment”, njëkohësisht menaxheri i Taynës e jo vetëm, Rinor Hykolli.

 

Rinori shprehet ekskluzivisht për Blitz.al kështu: “Çdo herë që Tayna publikon këngë, shumë artiste mendojnë se i ka bërë diss ndonjë artisteje por Tayna as nuk e ka menduar një gjë të tillë prej fillimit e tani.”– shprehet Rinori referuar titujve të portalave për diss-e nga Tayna dhe anasjelltas. Më tej Rinori shton se ai dhe këngëtarja që ka në menaxhim, Tayna nuk ka asgjë me askënd dhe se diss-et nuk janë pjesë e karrierës së saj, duke injoruar kështu thumb-in e Artës.

Share