Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(EKSKLUZIVE) Kush ia theu zemrën Ronelës?

(EKSKLUZIVE) Kush ia theu zemrën Ronelës?
April 10
12:37 2016

Dje Ronela Hajati ka prezantuar për publikun një pjesë të klipit më të ri “Amini”, që pritet të dalë pas dy javësh. E pyetur nga Blitz.al mbi këngën dhe klipin e ri, ajo thotë se këtë herë do të vijë ndryshe, kënga është e rrymës pop dhe tregon historinë e përfunduar të dashurisë të një çifti.

“Ajo vazhdon ende ta dojë dhe ia ka bërë Amin gjithçka atij që do, sepse ende ndjen për të. Mendoj se në këtë këngë do e gjejnë veten shumë vajza dhe mendoj se do ketë suksesin e parashikuar”,- tha ajo. E pyetur nëse ka diçka që e lidh me historinë e këngës, ajo përgjigjet duke qeshur se nuk ka lidhje fare me vajzën e ëmbël, romantike, zemërthyer e të vuajtur dhe se për momentin është tepër e lumtur.

“Nuk kisha bërë ndonjëherë nga këto anonimet, kisha shumë dëshirë të vija me një këngë më artistike dhe jo diçka komerciale. Shpresoj t’i pëlqejë edhe publikut po aq sa mua”,- ka përfunduar këngëtarja Hajati.

Komento
Shperndaje