Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Florjan Binaj largohet pas 13 vitesh nga Portokallia

(Ekskluzive) Florjan Binaj largohet pas 13 vitesh nga Portokallia
September 20
17:15 2017

E pabesueshme por e vërtetë! Të gjithë jemi rritur duke parë në skenën e Portokallisë aktorin e mirënjohur, Florian Binaj.

Ai na u prezantua 13 vite më parë me rolin e policit, ose më saktë të Kol Frakushës, një personazh ky shumë i dashur për fansat e tij. Më pas Florin e pamë të imitonte deri në perfeksion edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, e sigurisht që nuk mund të harrojmë as rolin e tij tek “Atentatet” ose më saktë askush nuk e harron batutën e famshme, “E mbaj mend si sot kur ika në Belgjikë me not”.

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për edi rama portokalli

Viteve të fundit ai na ka bërë të shkrihemi së qeshuri së bashku me Irgen Çelën ose ndryshe Xhodën, të cilët u shfaqën në Portokalli si babë e bir. Batutat e tyre përveç se shumë gazmore, i dëgjonim kudo shkonim.

Rezultate imazhesh për baba e bir portokalli

Këto e shumë role të tjera të Florit na kanë mbajtur të mbërthyer para televizorit për vite me radhë, por vetëm pak më parë burime brenda Portokallisë” kanë treguar për Blitz.al se Florian Binaj nuk do të jetë më pjesë e kastit të aktorëve.

Arsyet nuk bëhen ende të ditura, por ajo që dimë me siguri është që personazhet e sipër përmendur të interpretuara prej tij do t’i mungojnë këtë sezon Portokallisë.

Florian Binaj është diplomuar për pikturë, por aftësitë e tij aktoriale kanë qenë të padisktueshme.

Blitz.al bëri me dije pak muaj më parë se dorëheqjen nga Portokallia do ta jepnin edhe dy aktorë të tjerë të njohur si Bes Kallaku dhe Erion Isai dhe ky lajm rezultoi mëse i vërtetë. Me largimin e Binaj, Portokallia humb kështu një tjetër emër shumë të rëndësishëm të tij./Blitz.al

Komento
Shperndaje