Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ekskluzive/ Fatma Methasani në pritje të ëmbël!

Ekskluzive/ Fatma Methasani në pritje të ëmbël!
July 31
20:15 2019

Me siguri e keni rilexuar edhe një herë tjetër titullin para se të klikonit mbi lajm, por po, është e vërtetë: Fatma Methasani pret të bëhet mama për herë të parë.

Burime për Blitz.al konfirmojnë se moderatorja besnike e “In Tv” është në pritje të ëmbël.

Ne i hodhëm një sy profilit të Fatmës në Instagram për të “kapur” ndonjë detaj që mund të na kishte shpëtuar, dhe vumë re që kohët e fundit (përveç konversave të saj të pandashme) moderatorja ka preferuar të veshë vetëm bluza të gjera, ndoshta si një mënyrë për të fshehur barkun e rrumbullakosur, duke na e përforcuar kështu edhe një herë  vërtetësinë e lajmit të ëmbël.

Po të njëjtat burime tregojnë se moderatorja është në tremujorin e parë të shtatzanisë, por ende nuk është zbuluar gjinia e fëmijës.

Dhe meqë jemi te gjinia, afërsisht rreth një muaj më parë në një intervistë për “Indeksonline”, Fatma duket sikur indirekt ka zbuluar(ose parandjerë) se një periudhë e re po vjen për të.

Ndër të tjera, moderatorja foli rreth një dasme në horizont me shefin e kuzhinës dhe njëkohësisht të zemrës së saj, Alfio Rrotani. Fatma tregoi se kur ata të vendosin të bëjnë dasmën, paraprakisht ajo do futet në kurs për të mësuar Napolonin dhe Pogonishten, pasi nuk dinte të kërcente muzikë popullore, apo se në dasmë mund ta shohim edhe nuse me atlete.

Por, ajo që kishim anashkaluar pa i dhënë rëndësinë e duhur, është pikërisht përgjigjja e moderatores kur pyetet për planet për fëmijë.

E pyetur nëse bebin e parë e do djalë apo vajzë, Fatma është shprehur se për këtë zihet shpesh me Alfion.

Zënkë për gjininë? Duket si debati klasik që pason lajmin e shtatzanisë.

Epo, mesa duket sinjalet qenkan dhënë me kohë!

Ose është thjesht një rastësi e bukur.

Sidoqoftë, tani zënkat duhet të kenë kaluar në një tjetër nivel: Kujt do t’i ngjajë më shumë, mamit apo babit? Do bëhët shef kuzhine apo do preferojë studiot televizive?

/Blitz.al/

Share