Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Eneda Tarifa: “Nuk ndikohem nga vogëlsira”

(Ekskluzive) Eneda Tarifa: “Nuk ndikohem nga vogëlsira”
April 10
17:13 2016

Një video e një interviste të dhënë nga Eneda Tarifa, ditën e djeshme, për një gazetar britanik, është bërë shkak i disa shkrimeve “humoristiko-analitiko-karizmatik” të portaleve online. Është e kuptueshme që po bëhet gazetari me “gjasme” se sa të kemi klikimet mund të bëjmë lajm edhe për mustaqet e Çelos. Ashtu sikurse u shkrua që Eneda “tallet” nga dy personazhe që bëjnë humor me këngët e Eurovizionit pa e dëgjuar këtë video deri në fund. Se po ta kishin mendjen te klikimet nuk kishin si ta dëgjonin deri në fund kur ata po bënin humor me refrenin e këngës dhe jo me Enedën, për të cilën shtuan se ishte një këngëtare shumë e mirë dhe me vokal potent e të veçantë. Duke parë se si të gjithë në internet janë anglishtfolës perfekt por ka raste që mezi u deshifrohet shqipja dhe kanë të drejtë të bëjnë analiza deri në detaj për të tjerët, Blitz.al ka kontaktuar me këngëtaren dhe prezantuesen e “Portokalli”-së, e cila ndodhet ende në Amsterdam dhe ajo ka folur rreth intervistës që bëri “të lumtur” disa portale.

“Si fillim dua t’ju them se gazetari dhe drejtuesit e tij na kërkuan falje për transmetimin e intervistës pa  e edituar. Mund të ishte edhe e qëllimshme, nuk e di, por nuk ka asgjë të keqe të pyesësh për një fjalë që nuk po të kujtohet për momentin në gjuhë të huaj, sidomos nëse ke dhënë 20 intervista të tjera para asaj, të gjitha në anglisht. Isha aq e lodhur sa për një moment m’u kujtua filmi “Edhe kuajt nuk vdesin kështu”, por ju nuk keni nga ta dini këtë. Më habit fakti që mediat po mbushen me lajme “DNSH”-je se janë të varfër në informacion dhe mezi presin të gjejnë diçka për t’u kapur, kur fare thjesht mund të shihnin edhe intervistat e tjera që kam dhënë. Por edhe nëse unë nuk di anglisht, gjë që nuk është e vërtetë, nuk ka asgjë të keqe sepse jo të gjithë këngëtarët e Eurovizionit dinë të flasin rrjedhshëm anglisht ose edhe nuk dinë fare”.

Eneda Tarifa e ka mbyllur deklaratën e saj duke theksuar se nuk do të ndikohet nga vogëlsira të tilla pasi qëllimi kryesor është përfaqësimi sa më dinjitoz i Shqipërisë në Eurovizion. Blitz.al i uron shumë suksese!

Etiketimet
Shperndaje