Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Bes Kallaku largohet nga “Portokalli”? Reagon aktori…

(Ekskluzive) Bes Kallaku largohet nga “Portokalli”? Reagon aktori…
February 21
12:37 2017

Që aktori Bes Kallaku ka pasur mundësi të performojë në formatin e njohur të humorit italian “Zeling” ky është tashmë një fakt, sepse ai vetë e ka treguar në një postim që ka bërë në rrjetin social Instagram, ku ka njoftuar ndjekësit e tij sa gjatë verës ka pasur mundësi të aktrojë rolin e Skifterit në gjuhën italiane.

Mirëpo ditën e djeshme, Bes Kallaku, në një intervistë për Top Channel, ka treguar disa detaje më tepër rreth kësaj eksperience të veçantë. Kaq u desh që shumë portale shqiptare të shkruajnë lajme se Besi do të largohet përgjithmonë nga “Portokalli”-a dhe do ta zhvendosë karrierën e tij në Itali. Por në fakt, në materialin e përgatitur në Top Channel (po të kishit pasur durim ta dëgjonit deri në fund), thuhet se duhet të presim deri në muajin nëntor për fazën finale të pranimit, muaj kur nis transmetimin programi i humorit italian.

I pyetur nga Blitz.al, aktori ka treguar se nuk do të largohet nga “Portokalli” dhe lajmi për largimin e tij që po qarkullon thuajse në të gjitha portalet online nuk është i vërtetë.

Burime nga Top Channel për Blitz.al konfirmojnë se Besi vazhdon të shkojë në provat e sezonit të ri të spektaklit të humorit “Portokalli” që nis në mars. Kjo do të thotë që do të jetë edhe këtë sezon pjesë e show-t më të ndjekur të humorit në Shqipëri, prandaj qetësohuni, Bes Kallaku nuk po e lë “Portokalli”-në, të paktën për momentin.

Blitz.al i uron Besit sa më shumë arritje në karrierë dhe shpresojmë ta shohim në skena sa më të mëdha, por në këtë rast duhet të presim nëntorin për ta bërë këtë! /Blitz.al/

Shperndaje