Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Alban Ramosaj në një lidhje me kolegen e tij të “Dance With Me”?

(Ekskluzive) Alban Ramosaj në një lidhje me kolegen e tij të “Dance With Me”?
September 30
14:58 2016

Këtë javë është festuar ditëlindja e 25-të e Greta Koçit në një nga “club”-et e kryeqytetit, ku të ftuar ishin personazhe të njohur të ekranit, ndër të cilët edhe konkurrentë të spektaklit “Dance With Me”.

Alban Ramosaj, një nga të ftuarit më aktivë të mbrëmjes, është parë nën shoqërinë e koleges së tij në spektaklin e së hënës, Jessy Hennessy.

Burime pranë Blitz.al kanë treguar se Ramosaj dhe Hennesy janë parë shpesh duke u puthur me njëri-tjetrin gjatë festës, si dhe nuk kanë munguar përqafimet dhe afrimiteti teksa kërcenin bashkë.

Nuk e dimë nëse dy këngëtarët janë në një lidhje së bashku apo bëhet fjalë vetëm për një flirt të momentit, por fundja nuk është çudi që Albani të mos u rezistojë formave të brazilianes apo Jessy ëmbëlsisë së këngëtarit shqiptar. Pavarësisht kësaj, konfirmimin mund të na e japin vetëm protagonistët, Albani ose Jessy. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje