Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edi Reja publikon listën paraprake të të grumbulluarëve, respekton kampionët e Shqipërisë

Edi Reja publikon listën paraprake të të grumbulluarëve, respekton kampionët e Shqipërisë
May 21
17:30 2019

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka publikuar listën paraprake të të grumbulluerve për dy sfidat e rradhës kundër Islandës dhe Moldavisë, në kualifikueset e “Euro 2020”. Nuk mungojnë surprizat mes lojtarëve që janë thirrur, ku mes 10 lojtarëve të listës bien në sy kampionët e Shqipërisë, Alban Hoxha, Lorenc Trashi dhe për herë të parë në kombëtare, Bruno Telushi.

Siç mund ta shihni, pjesë e listës janë dhe legjionarët e njohur si Ergys Kaçe apo Migjen Basha. Një mundësi për të blinduar vendin në përfaqësuese i është dhënë të rinjëve Eros Grezda, Kastriot Demarku, Ylber Ramadani apo Emanuele Ndoj.

Këta 10 lojtarë, pjesë e listës paraprake, kanë mbaruar sezonin e tyre me klubet përkatëse dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjendjen e tyre fizike, si dhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar. Java stërvitore do të mbyllet ditën e shtunë, ndërkohë që të hënën, në 27 maj, trajneri Reja do të dalë në një konferencë për shtyp, ku do të bëj publike listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eleminatore.

Në stërvitje me lojtarët e ekipit A do të jenë dhe 12 lojtarë nga ekipi U-21 i trajnerit Alban Bushi./Blitz.al/

Burimi:Balkanweb

Komento
Shperndaje