Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edhe pse vetë ai u largua, Erion Isai e thotë me plot bindje se “Portokalli” është lideri i programeve të humorit

Edhe pse vetë ai u largua, Erion Isai e thotë me plot bindje se “Portokalli” është lideri i programeve të humorit
October 08
15:29 2019

Edhe pse Erion Isai u largua para dy vitesh nga “Portokalli”, bashkë me Bes Kallakun, ai sërish shprehet nostalgjik sa herë që flet për show-n e humorit. Dalja e tij e parë në skenë ka qenë pikërisht në “Portokalli” dhe Isai është shprehur së fundmi se edhe pse kanë kaluar 16 vite që nga momenti i parë që është hapur ky program, sërish mbetet më i miri përsa i përket programeve të humorit. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” nga Suada Daci dhe Alban Musa, Erioni është pyetur nga moderatorët nëse e quan të duhur largimin e Delinda Dishës nga “Portokalli” drejt “Klanifornia”-s.

 

“Do të them diçka që e di që do bëhet lajm, por do ta them sepse e kam të sinqertë. Pas 16 vitesh “Portokalli”-a tregon që është lider në fushën e humorit. Pastaj në aspektin e zhvillimit profesional, në rastin tim, të Besit, të Olsit largimi ka dhënë sukses në fusha të ndryshme. Edhe Delinda, një nga vajzat më të talentuara të teatrit dhe televizionit do ta vazhdojë rrugën e vet me shumë sukses, por përsëri Portokallia mbetet emision lider”,është shprehur Isai.

Thënë më shkurt, Erioni mendon se krahasimisht me konkurrentët, “Klanifornia” dhe “Al Pazar””, “Portokalli” sipas tij është programi më i mirë i humorit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje