Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ed Manushi ngatërron Kastriot Tushën me Çaushin

Ed Manushi ngatërron Kastriot Tushën me Çaushin
November 19
17:00 2019

Pas gafës së famshme, “qante naqiu”…, moderatori dhe gazetari i njohur Ed Manushi mbrëmjen e djeshme ka bërë një tjetër gafë.

“Proçesin Sportiv” e hapi tenori i njohur Kastriot Tusha, duke kënduar himin e Flamurit Kombëtar, kjo si një shenjë mërzitjeje fill pas inagurimit të stadiumit “Air Albania”, ku më tei tenori shtoi dhe pranoi faktin e indijimit për shkak se kishte pritur një ftesë nga organizatori artistik i performancave, Ardit Gjebrea. Himni u këndua nga Juliana Pasha. Nejse, rikthehemi tani pak tek gafa e Manushit. Pasi tenori i njohur mbaron performancën e radhës, Manushi e prezanton si Kastriot Çaushin, ky i fundit aktor në profesion. Gabimin e Edit e kapi në kohë Ilda Bejleri dhe e kaluan shpejt e shpejt me humor.

 

Share