Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E zbuluam vetëm pak më parë: Sara Kolami bën bashkë Encën me Noizyn

October 12
20:45 2018

Pak minuta më parë Enca dhe Don Phenom publikuan bashkëpunimin e tyre të parë të cilin publiku mezi po e priste. Nêse versioni audio kishte dalë më herët, kurioziteti ishte i madh për videoklipin i cili dukej mjaft interesant në pak momente që këngëtarët kishin zbuluar. Në fillim të klipit shfaqeshin dy vajza që komentonin në një ekspozitë të improvizuar  fotot e Encës të varura si piktura në mur. Një nga vajzat në klip ishte moderatorja e njohur Sara Kolami.

Sara bashke me Dea Michele sjellin komentet negative në thonjëza që i bëhen shpesh herë në rrjete sociale Encës. Fakti qê shumë e akuzojnë për photoshop, komentojnë jetën e saj por në fund vdesin t’ja dëgjojnë këngët.
Por ajo qe të bën përshtypje është prezenca pikërisht e Sara Kolamit.
Vetëm pak javë më parë Noizy solli bashkëpunimin e tij me reperin e njohur Ghali dhe si modele në klip kishte zgjedhur Sara Kolamin.

Sara ka realizuar një nga pjesët më të bukura të klipit të reperave, vajzën e mbyllur në kafaz.
Rastësi të jetë vallë që edhe Noizy edhe Enca zgjodhën Sara Kolamin? Në fakt dyshojmë që ata të mos kenë qenë në dijeni. Përtej faktit që dikur kanë qenë miq e sot nuk kanë asnjë lloj kimunikimi pozitiv, duket se shijet i kanë të njëjta.

Komento

Shperndaje