Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E sulmuan për deklaratën diskriminuese, reagon Ledri Vula

E sulmuan për deklaratën diskriminuese, reagon Ledri Vula
April 15
20:04 2019

Ledri Vula është një ndër artistët më të pëlqyer të tregut muzikor shqiptar. Mes shumë gjërave që ai tregoi në emisionin “NIN”, ndjekësve nuk i ka pëlqyer një fjali që është konsideruar diskriminuese ndaj grave dhe vajzave:

“Edhe femnat ja kanë nisë me repovat, diçka s’o n’rregull.”

Pse nuk mundem vajzat të bëjnë rep? Kjo ka qenë ajo çka ndjekësit kanë pyetur, dhe Ledri nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka sqaruar gjithçka.

“Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vetë si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më  pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me ba reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”- ka shkruar Ledri.

E rëndësishme mes këtyre “debateve” është që nga një fjali e keqkuptuar nga publiku, mund të shpërndajmë një mesazh e të dalim në konkluzion. Dhe në këtë rast, përfundimi është sigurisht që po vajzat njësoj si djemtë mund të bëjnë rep, apo çfarëdo gjëje që dëshirojnë. E njëkohësisht, të dyja gjinitë duhet të jenë të kujdesshme për mesazhet qe përcjellin duke marrë parasysh influencën që kanë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje