Blitz

 Breaking News

E quajti ku*vë pa shije, Xhensila Pere për Linda Rein: Më cënoi, nuk më la t’a shijoja

E quajti ku*vë pa shije, Xhensila Pere për Linda Rein: Më cënoi, nuk më la t’a shijoja
May 21
22:16 2020

Debati, gjithmonë virtual mes Xhensila Peres dhe Linda Reit ka nisur që në pjesëmarrjen në spektaklin e vallëzimit rreth 2 vite më parë. Linda Rei u largua në puntatat e para, me shumë debate me produksionin duke i bërë ato publike, ndërsa Xhensila Pere u shpall fituese e këtij kompeticioni. Linda Rei nuk kurseu thumbimet për natën finale ku Xhensila u shpall fituese, jo vetëm për produksionin por edhe Xhensila Peren.

Përplasja virtuale vazhdoi, në momentin kur Xhensila u bë pjesë e një klipi të këngëtarit të Genës, Linda Rei nëpërmjet një postimi e quajti Xhensilën ku*vë pa shije.

Më pas, e ftuar në një emision Xhensila nuk u zgjat shumë teksa u pyet për këtë pjesë por tha se ndjente keqardhje. Lidhur me këtë fakt, gazetari Ronaldo Sharka ka pyetur Xhensila Peren nëse ende vazhdon të ndjejë keqardhje për Lindën dhe a kanë pasur mundësi t’i rregullojnë marrëdhëniet.

“Ka qenë një reagim në nerv e sipër, këtë duhet ta pranoj. Fitoren time në atë spektakël, Linda e përdori kaq keq kundër meje. Ajo në të vërtetë e kishte me produksionin, por që dashje pa dashje më preku dhe mua në mënyrë direkte. Nuk më la që t’a shijoja atë fitoren! Ajo që unë bëra ishte deri diku e gabuar”, përfundoi Xhensila Pere

Share