Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pyesin për marrëdhënien me Flori Mumajesin, Fifi: “Burrë e kam”

E pyesin për marrëdhënien me Flori Mumajesin, Fifi: “Burrë e kam”
June 15
22:53 2019

Publiku dhe portalet gjithnjë aludojnë për një lidhje dashurie sapo dy personazhë tregojnë afërsi me njëri-tjetrin. Dhe një ndër dyshet më të komentuara kohët e fundit ka qenë Fifi dhe Flori Mumajesi. A kanë ata një lidhje romantike me njëri-tjetrin? Kësaj pyetjeje, Fifi nuk i shpëtoi edhe e ftuar këtë të shtunë në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut:

“A e di çfarë? Pse s’po thirrni Florin e ju tregon ai? Burrë e kam zemër, ça ki tash?”

A do bëjnë ndonjë këngë dashurie si Miriami dhe Albani pas martese?

“Momentalisht i kam 25 vjeç, nga 30 mendoj të martohem. Kështu që ki dhe 5 vjet me prit.”

Por pse nuk ka pasur postime në lidhje me njëri-tjetrin këto kohë?

“Unë për vete po merrem me projektet e mia, ai me projektet e veta.”

Dhe duke qenë se Fifi shprehej se mund të pyesnin Florin për çdo gjë, le ta zëmë sikur Flori ishte aty në intervistë me ta. “Ah Flori sapo e pranoi, Fifi dhe ai janë bashkë.”-thonë Aulona dhe Fatma me shaka dhe Fifi përgjigjet vetëm: “Gabim”.

Kështu që, mendoni çfarë të doni sepse asnjëri prej tyre nuk e ka ndërmend të na japë një përgjigje të qartë, por preferojnë të japin një “Burrë e kam, por s’jemi bashkë.”

Gjithsesi në mënyrë të përgjithshme, Fifi ka treguar që është lënduar shpesh nga dashuria, por ndonjëherë kjo i shërben për muzikën që bën. Për momentin si është me çështjet romantike?

“Jam duke e shijuar jetën time dhe duke e ushqyer veten me dashuri.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje