Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

E papritur, Jonida Vokshi zbulon lidhjen dhe së shpejti kemi dasmë!

E papritur, Jonida Vokshi zbulon lidhjen dhe së shpejti kemi dasmë!
May 18
22:02 2019

E ftuara e sotme në “Xing me Ermalin” ishte aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi. Ajo ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private, por sot ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me aktorin, me të cilin pritet të kurorëzojë martesën.

Bëhet fjalë për Besnik Krapin, i cili është producent dhe aktor i serialit “O sa mirë” në të cilin merr pjesë dhe Jonida. Ata janë njohur pikërisht falë punës së tyre dhe kanë disa vjet që ruajnë lidhjen e tyre nga sytë e medias.

“Unë me të jam njohur te seriali “O sa mirë” pasi ishim të dy pjesë e kastit. Kemi qenë në fillim miq, dhe më pas duke kaluar kohë e duke u njohur, u dashuruam. U dashuruam dhe si dy të dashuruar, vjen një moment që do konkludohet dashuria. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, pasi ne njiheshim më parë. Por qe si një moment dashurie me të parë, pasi momenti ku ne nisëm ka qenë një lloj shkëndije.”- u shpreh Jonida.

Më pas ajo ka treguar se do bëjnë dasmë,por nuk ka zbuluar se kur. Epo ne i urojmë një jetë të lumtur bashke! /Blitz.al/

Share