Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E papritur! Flor Agalliu deklaron largimin nga televizioni

E papritur! Flor Agalliu deklaron largimin nga televizioni
March 14
17:59 2019

Florjan Agalliu është tashmë një personazh mjaft i pëlqyer i ekranit të cilin publiku është mësuar që ta shohë çdo ditë në programin “Në shtëpinë tonë” në ekranin e Top Channel.

E njohim si moderator, si aktor me disa role të suksesshme por duket se Flori është “lodhur” nga televizioni.

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, ai ka bërë një deklaratë të papritur: Do të largohet nga televizioni!

“Do iki shumë shpejt nga televizioni! Besoj sezonin tjetër nuk jam më”,- është shprehur Agalliu në “Thumb”.

Por cilat kanë qenë arsyet që e kanë çuar Florin drejt një vendimi të tillë dhe përse ka vendosur ai të ndërpresë karrierën televizive?

Këto dhe detaje të tjera ai i ka sqaruar të gjitha në “Thumb” ndaj na duhet të presim të shtunën në orën 17:00 në ekranin e Abc News për të zbuluar gjithçka ka rrëfyer Flor Agalliu./Blitz.al/

Komento
Shperndaje