Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“E nxonme”, dedikim i Getit për Marinën?

“E nxonme”, dedikim i Getit për Marinën?
March 31
14:21 2016

A ju kujtohet artikulli ynë “Getoari dhe tri germat që fshehin një sekret të madh” (http://blitz.al/showblitz/thuhet-se-pooor/getoari-dhe-tri-germat-qe-fshehin-nje-sekret-te-madh/) rreth emërtimit MMV?
Epo, ja që nuk ia paskemi futur kot, siç mund të mendonin disa.

Blitz.al zbulon detaje të vogla nga këngët e Getoarit, të cilat nuk mund të anashkalohen, dhe që i vijnë në ndihmë idesë se MMV – që për pjesën më të madhe të njerëzve do të thotë “Ma i madhi n’vend” –  lidhet indirekt ose jo “MMarina Vjollcën”!

Pamjet nga videoklipi i këngës “E nxonme” i rreth 2 viteve e gjysmë më parë e nxisin më shumë mendimin se historia mes Getoarit dhe Marinës është më e vjetër seç mendonim.

A t’ia ketë kushtuar Marinës këtë këngë reperi i famshëm nga Kosova?
Bëjmë të ditur se moderatorja shqiptare, para se të shfaqej krah Getit, ka pasur një marrëdhënie të gjatë, që prej adoleshencës, me një futbollist, emrin e të cilit nuk e ka bërë kurrë të ditur. Ajo gjithmonë ka dashur ta ruajë jetën private larg aparateve fotografike, gjë që sot nuk e bën më,
Por le të kthehemi te kënga “E nxonme”. Me kë ju ngjan vajza në foto?

 

F1

Nuk është Marina, të jemi të qartë, ama… i ngjan shumë!
Po në këtë momentin tjetër?
F3

E pra, detaje këto që na bëjnë të mendojmë se personi të cilit i janë kushtuar këto rreshta është pikërisht Marina, në atë periudhë ende në një marrëdhënie tjetër! Ta ketë zgjedhur vallë me qëllim Geti vajzën e klipit, aq të ngjashme me bukuroshen shqiptare?
Nuk mund ta themi me siguri, ama kjo është një shenjë tjetër që na bën ta mbështesim idenë tonë të kaluar, se Getoari-Marina është një histori më e komplikuar seç mendonim, e ndoshta e nisur si “një histori e ndaluar’!
Geti, Marina, MMV; Historia vazhdon…

...

...
Picture 1 of 6

Komento
Etiketimet
Shperndaje