Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E njohim si vajza e qetë e ekranit, Eva Murati ka vetëm një peng në jetë

E njohim si vajza e qetë e ekranit, Eva Murati ka vetëm një peng në jetë
June 09
16:32 2019

Eva Murati është një ndër moderatoret sportive më të pëlqyera të ekranit. Ajo është njohur gjithnjë si vajza profesionale dhe e qetë e ekranit. Por e ftuar këtë javë në barin e “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, ajo ka treguar se ka diçka për të cilën i vjen keq:

“Mami kur isha e vogël gjithnjë më thonte: “Të jesh shembull për të tjerët”. Dhe ja, u bëra shembull për të tjerët. Nuk para kam momente çmendurie me thënë të vërtetën, madje kjo ndoshta ka ndikuar pak dhe në personalitetin tim, në sensin që nuk e kam shijuar shumë atë moshën që kam bërë çmendurira. Nëse kam një farë keqardhjeje për diçka, është kjo. Nuk kam bërë ndonjë çmenduri të madhe.”

Për këtë, ajo ka treguar që ka ndikuar dhe fakti se ka dy prindër intelektualë, sepse gjithnjë në lirinë e fëmijës ka të bëjë familja. Por Eva është e lumtur gjithsesi, që është rritur me këtë mënyrë. Tani na mbetet të presim vetëm të realizojë një çmenduri, që me siguri do e marrim vesh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje