Blitz

 Breaking News

E morët vesh? Bebe Rexha e do burrin shqiptar dhe pikë!

E morët vesh? Bebe Rexha e do burrin shqiptar dhe pikë!
December 06
19:39 2019

Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha udhëtoi drejt Shqipërisë këtë javë për të qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës.

Jo vetëm kaq, por Bebe u shfaq për herë të parë në një intervistë të mirëfilltë në ekranin shqiptar!

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” në RTSH,Bebe iu përgjigj një sëri pyetjesh lidhur me jetën e saj personale dhe karrierën.

E pyetur nga gazetari nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo përgjigjet: “Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono!”

“Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!”, – tregoi Bebe,  e cila e pyetur për dasmën u shpreh: “Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!

 

Share