Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E mbajtën të fshehtë lidhjen për vite me rradhë, dy aktorët e njohur gati për t’u martuar

E mbajtën të fshehtë lidhjen për vite me rradhë, dy aktorët e njohur gati për t’u martuar
November 29
13:16 2018

Dy aktorët e njohur Katie Holmes dhe Jamie Fox kanë vendosur të martohen në Paris, pas romancës sekrete disa vjeçare.

Aktorja 39-vjeçare dhe fituesi i çmimit “Oscar”, 50-vjeçari Fox kanë planifikuar të lidhin kurorë në qytetin e dashurisë.

“Parisi është qyteti ku ata vendosën të dalin hapur në publik pasi e fshehën lidhjen e tyre për disa kohë”- tha një burim për “Daily Mail”.

Dyshja e famshme ka nisur të dalë me njëri-tjetrin që në vitin 2013 dhe ndonëse Jamie Fox ka qenë gjithmonë i gatshëm për ta bërë publike romancën e tyre,  ka qenë Holmes ajo që ka zgjedhur që ata të jenë të përmbajtur deri kur të dy ta vendosnin që të dinin hapur.

Thashethemet për lidhjen e tyre rinisën sërish pak javë më parë kur aktorja u pa me një unazë diamanti me gurë rozë në gisht, në fillim të muajit duke shtuar dyshimet se çifti ishte fejuar.

Katie Holms ka qenë e martuar më parë për disa vite me aktorin e njohur Tom Criuse me të cilin ka një vajzë 12-vjeçare të quajtur Suri. Ata dhe i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2012.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje