Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

E kërcënuan me publikimin e fotove nudo, aktorja e njohur i poston vetë: “Shkofsh në djall tani”

E kërcënuan me publikimin e fotove nudo, aktorja e njohur i poston vetë: “Shkofsh në djall tani”
June 15
19:52 2019

Në një lidhje, ndodh që t’i dërgojmë partnerit foto intime, por jo gjithnjë gjërat shkojnë mirë. Ka plot raste që çojnë në shantazhe për publikimin e tyre në rrjet. Dhe kur je personazh publik, presioni është dhe më i madh. Kjo i ka ndodhur dhe aktores së njohur, Bella Thorne e cila ka vendosur t’i përballojë kërcënimet në një mënyrë ndryshe: i parapriu duke i postuar vetë ajo.
“Dje siç e dini të gjithë, gjërat e mia u hakuan. 24 orët e fundit më kërcënuan me publikimin e fotove të mia nudo. Ndihem vulgare, e përndjekur, ndihem sikur dikush ka marrë diçka speciale nga unë, të cilën doja ta shihte vetëm dikush special. Ai më ka dërguar shumë foto nudo të personazheve të njohur, nuk do ndalojë me mua apo me ata, por do vazhdojë… Po i publikoj vetë sepse është VENDIMI IM, TANI NUK MUND TË MERRNI DIÇKA TJETËR PREJ MEJE. Mund të fle më mirë sot duke ditur që e rimora fuqinë time… Ja ku janë fotot me të cilat ai më ka kërcënuar, ose në fjalë të tjera ja ku është gjoksi im. Kështu që shkofsh në djall, dhe 24 orët e fundit kam qenë duke qarë në vend që të festoja për librin tim ndërkohë që bëja konferencat për të. Oh po, FBI do jetë në shtëpinë tënde për pak, kështu që ki kujdes.”- shkroi ajo në Instagram përpara se të shpërndante vetë fotot.

Dhe është për të ardhur keq që kjo gjë vazhdon t’i ndodhë jo vetëm vajzave të njohura, por edhe atyre të jetës së përditshme. Dikush t’i mësojë djemve konceptin e privatësisë dhe shkeljes së saj që është në fakt shkelje ligjore. /Blitz.al/

Share