Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“E ka çuar Sheiku në Dubai!” Bleona reagon ndaj ndjekësit: “Nëse vazhdon kështu, vajza jote do shkojë të kërkojë Sheikun!”

“E ka çuar Sheiku në Dubai!” Bleona reagon ndaj ndjekësit: “Nëse vazhdon kështu, vajza jote do shkojë të kërkojë Sheikun!”
January 23
21:21 2018

Nuk është më e jashtzakonshme që personazhet e njohur t’i kundërpërgjigjen ndjekësve të tyre në rrjete sociale, ama këtë herë, Bleona Qereti i ka dedikuar një kohë e një shpjegim të hollësishëm.

Ajo ka qenë disa ditë duke udhëtuar në Dubai dhe ka postuar foto prej andej, ndërkohë që në një nga komentet që i janë bërë, i ka kapur syri një burrë i cili e ofendon atë si “ku*vë” dhe tregon se ja paguan luksin ndonjë Sheik.

Bleona ka investiguar në Instagramin e komentuesit dhe ka parë se ky i fundit ka një vajzë. Ajo publikisht i ka shkruar se me këto mendime që ai ka, me shumë mundësi vajza e tij do të dojë ndonjë të mirë materiale nga Sheikët pasi Bleona vetë, nuk është e tillë.

Për të vërtetuar këtë ajo ka postuar numrin e kartës së kreditit dhe email-in nga ku është bërë rezervimi i biletës për në Dubai.

U sqaruat të gjithë tani?

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje