Blitz

 Breaking News

E gjithë qeveria rumune me në krye kryeministrin futet në karantinë

E gjithë qeveria rumune me në krye kryeministrin futet në karantinë
March 13
17:13 2020

Kryeministri i përkohshëm Rumun dhe kreu i Partisë Liberale Ludovic Orban do të izolohet në banesën e tij pasi një nga senatorët e partisë të cilin e kishte takuar, është konfirmuar me koronavirus.

Reuters shkruan se Orban pritej që ditën e sotme të kishte një takim me Presidentin rumun Klaus Iohannis, për të bërë një tjetër përpjekje për të formuar qeverinë.

Por tashmë Orban dhe kabineti i tij do të futen në vetëkarantinim për 14 ditë.

Kështu që Orban dhe kabineti i tij prej 17 personash së bashku me udhëheqësit e Partisë Liberale do të hyjnë në vetë-karantinim, ndërkohë që kanë dorëzuar të gjitha analizat për t’u testuar nëse janë infektuar apo jo me covid-19.

“Të gjithë anëtarët e qeverisë … do të bëjnë detyrën e tyre dhe do të marrin përsipër të gjitha masat për të luftuar koronavirusin, pavarësisht nëse do të konfirmohet se janë bartës të virusit ose jo,“- u tha Orban gazetarëve. Kreu i qeverisë gjithashtu i nxiti të gjithë gazetarët që kishin mbuluar konferencat e tij të lajmeve që të bënin testin pasi edhe ata mund të ishin të infektuar.Kabineti i Orban u rrëzua në një votim mosbesimi të kërkuar nga opozita muajin e kaluar. Para njoftimit për karantinimin e Orban, presidenti Klaus Iohannis duhej të zhvillonte konsultime me politikën por që u vendosën në një pauzë dhe do të zhvillohen përmes telekonferencave.

Share