Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E gjithë bota po dëgjon këngët e vajzave shqiptare! Mediat e huaja vënë Eleni Foureirën përkrah Rita orës, Dua Lipës, Era Istrefit dhe Bebe Rexhës!

E gjithë bota po dëgjon këngët e vajzave shqiptare! Mediat e huaja vënë Eleni Foureirën përkrah Rita orës, Dua Lipës, Era Istrefit dhe Bebe Rexhës!
June 19
18:49 2018

“Shumë nga këngëtaret tona të preferuara të muzikës pop në ditët e sotme janë shqiptare”,- kështu nis shkrimi i revistës së famshme amerikane “Perezhilton” i cila ka shkruar me superlativa për vajzat shqiptare që janë kthyer në fenomen në muzikën botërore aktualisht.


Eleni Foureira ka ndarë në Instagram-in e saj një foto të kësaj reviste e cila e rendit emrin e saj përkrah emrave të njohur shqiptar si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Era Istrefi këngëtare këto që sot gëzojnë një famë ndërkombëtare e kanë prodhuar hite të momentit.

Tashmë edhe Eleni Foureira gëzon famën e tyre pasi kënga “Fuego” me të cilën ajo konkurroi në Eurovision është kthyer në një nga më të dëgjuarat e këtij kompeticioni.
Shqiptaret tashmë kanë pushtuar botën me muzikën e tyre dhe ne nuk mund të themi asgjë më shumë përveçse jemi krenarë për to./Blitz.al/

Komento
Shperndaje