Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E fajësuan për skandalin e fotove nudo, e përlotur reagon aktorja e njohur

E fajësuan për skandalin e fotove nudo, e përlotur reagon aktorja e njohur
June 19
15:25 2019

Në fillim të kësaj jave, një haker kërcënoi aktoren e njohur, Bella Thorne që do i publikonte fotot e saj nudo. Por Bella vendosi që gjëja më e mirë ishte të rimerrte fuqinë e saj dhe t’i publikonte vetë fotot: “Shkofsh në djall ti dhe fuqia që mendon se ke mbi mua.”

Shumë e duartrokitën për atë që bëri, por kishte dhe të tjerët që e fajësuan. Një ndër to ishte moderatorja e njohur, Whoopi Goldberg që u shpreh se ishte i gjithi i faji i Bellës.

“Nëse je e famshme, nuk më intereson sa vjeç je. Nuk i bën foto nudo vetes. Në momentin që e bën foton, shkon në Cloud dhe është i aksesueshëm nga çdo haker që e do, dhe nëse nuk e di këtë në 2019, ky është problemi. Më vjen keq. Thjesht nuk bëhen këto gjëra.”

Dhe Bella nuk mundi të mos reagonte, pasi komentet e Whoopit e kishin lënduar dhe e kishin bërë të ndihej keq. E përlotur në një video në Instagram, ajo u shpreh:

“Nuk do gënjej, dua të them që ndihem shumë e shpifur. Ndihem shumë e shpifur, Whoopi, duke ditur që të gjithë i panë gjërat e mia. Dhe thjesht dua të them që pasi pashë atë intervistë, u ndjeva keq për veten. Dhe shpresoj të jesh e lumtur. Realisht. Shpresoj të jesh shumë e lumtur… Je e çmendur që mendon gjëra kaq të tmerrshme në një situatë kaq të trishtë.”

Më pas, ajo tregoi që kishte në plan të shkonte pranë emisionit të saj për një intervistë, por nuk dëshiron të sulmohet nga në grup grash më të vjetra, për trupin dhe seksualitetin e saj.

Ajo postoi dhe një shkrim tjetër, ku i drejtohet moderatores:

“E dashur Whoopi, të kam dashur për shumë gjatë, por sinqerisht jam shumë e pakënaqur dhe e trishtuar nga përgjigja jote për publikimin e fotove të mia. Fajëson si fillim vajzat që bëjnë foto? Është e sëmurë dhe sinqerisht e shpifur. Pra çfarë? Një vajzë nuk mund t’i dërgojë të dashurit të saj, për të cilin e ka marrë malli, foto seksi? Gjëra që ai i ka parë dhe më herët? Unë si vajzë duhet të jem e frikësuar kur jam në shtëpi, në telefonin tim, duke bërë çfarëdi? Kjo është ajo që ti do për vajzat dhe gratë? Të jenë të frikësuara për seksualitetin e tyre? Këtë do?? Unë jo.

Ndihem e ofenduar për këdo që ka bërë ndonjëherë foto seksi. Jam e ofenduar për Jennifer Laërence që ndihet publikisht e përdhunuar. Jam e ofenduar për çdo person që ka kryer vetëvrasje për shkak se dikush i publikoi fotot nudo. Këndvështrimi yt për këtë çështje është sinqerisht i tmerrshëm dhe shpresoj që të ndryshosh mendësinë duke qenë se je në emision ku i flet vajzave të reja. ”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje