Blitz

 Breaking News

“E dua, është një dashuri”- Megi Pojani nuk përmbahet përpara konkurentit të “JEHO”!

“E dua, është një dashuri”- Megi Pojani nuk përmbahet përpara konkurentit të “JEHO”!
February 11
16:16 2020

Pas 12 vitesh “Top Fest”, dhe pas vetëm 1 edicioni të “Top Awards”, Top Media i rikthehet traditës së vjetër, i cili nëpërmjet një kompeticioni muzikor promovon të rinjtë e apasionuar pas muzikës.

Të dielën që sapo kemi lënë pas u trasmetua edhe puntata e parë e këtij festivali të ri muzikor.

Me moderim të Fjoralba Ponarit, dhe me një juri e përbërë nga Kledi Bahiti, Elgit Doda dhe Megi Pojani, puntata e parë me 5 këngë prezantuese ishte plot dinamika.

Një nga sekuencat që ka tërhequr shumë vëmendjen e audiencës është edhe konkurenti Aldo Musaku i cili prezantohej në këtë kompeticion muzikor me këngën “Karma”.

Megi Pojani e cila u elektrizua aq shumë nga perormanca e Aldos, pas përfundimit të këtij të fundit nuk kurseu komplimentat.

“Ti je i adhurueshëm, ti je një dashuri, është… O Zot i madh, e dua! E ka yllin në ballë”- u shpreh Megi Pojani e cila nuk u kursye kundrejt Aldo Musakut.

 

Share